Useini akuzon Sejdiun për shitje të tokës publike për provizione personale

Sipas portalit TetovaSot, ish-kryetari i këshillit të komunës së Zhelinës, Liridon Useini, ka akuzuar kryetarin aktual Blerim Sejdiu se po vazhdon të shesë pronën publike përmes ankandeve me qëllim përfitimi personal.

Në një postim në rrjetet sociale, Useini ka publikuar edhe dokumente që, sipas tij, lidhen me shitjen e tokës publike. Ai ka theksuar se Sejdiu po e dëmton komunën duke e trajtuar si “treg privat”.

“Turp për këtë udhëheqje! Jo vetëm që nuk i ke sjellë zhvillim Zhelinës, por po e dëmton çdo ditë. Sa herë të jepet mundësia për ta shitur tokën publike për provizione personale, e bën pa hezitim! A ka mbetur ndonjë copë tokë pa e shitur?”, ka shkruar Useini, duke shtuar se posedon “fakte përmes fotografive” që e dëshmojnë këtë.TS