Lloga: Po na izolojnë, zgjedhjet e ardhshme referendum

Ish- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar mbi rëndësinë e projektit rrugor “Via Karpatia”, që lidh Evropën Veriore me atë Juglindore, nga Lituania deri në Selanik dhe Konstancë, pa kontrolle kufitare dhe me zbatim të rregullave të BE-së.

Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut kjo rrugë, në vend që të sjellë zhvillim, vetëm sa thellon krizën ekonomike për shkak të politikave të bllokadës nga koalicioni i VMRO-së dhe, siç u shpreh ai, “vasalëve të vLEN-it”.

“AL ■ Rruga “Via Karpatia” lidh Evropën Veriore me atë Juglindore, nga Lituania deri në Selanik dhe Konstancë, pa kontrolle kufitare dhe duke zbatuar rregullat e BE-së.

Por për Maqedoninë e Veriut , kjo rrugë thellon krizën ekonomike.

Bllokada e koalicionit të VMRO-së dhe vasalëve të vLEN-it e ka lënë qytetarin pa perspektivë. Edhe maqedonasi edhe shqiptari i thjeshtë detyrohet të mendojë për emigrim çdo ditë, për shkak të politikave izolacioniste dhe mungesës së shpresës.”, shkruan Lloga.