Balona që transportonte pasagjerë rrëzohet në Holandë, 10 të vdekur

Balona, e cila kishte 34 pasagjerë, papritmas ra rreth orës 21:00 dhe goditi tokën fort. Sipas Shoqërisë Mbretërore Aeronautike të Holandës, shkaku ishte një erë e fortë, e cila bëri që shporta të kërcejë dhe pesë persona të bien prej saj.

“Baloni me ajër të nxehtë ra papritur rreth orës 21:00 dhe goditi tokën fort”, njoftuan autoritetet e Friesland.

Policia po heton aksidentin.