Në vitin 1997, Presidenti Bill Clinton, një Demokrat, e emëroi Pardew si përfaqësues të SHBA për stabilizimin ushtarak në Ballkan me gradën e ambasadorit në Departamentin e Shtetit. Në verën e vitit 2001, për shkak të rrezikut të shpërthimit të një lufte civile në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Shtetit Colin Powell emëroi James W. Pardew si përfaqësues special amerikan për të ndërmjetësuar konfliktin etnik. Ai punoi ngushtë me negociatorin e Bashkimit Evropian, François Léotard, në kohëzgjatën e negociatave të zhvilluara fillimisht në Shkup dhe pastaj në Ohër.
Rezultati i përpjekjeve të tyre ishte arritja dhe nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në gusht 2001, e cila ndërpreu konfliktin ushtarak dhe vendosi themelet për një shtet multietnik, duke inkorporuar reforma të thella kushtetuese dhe institucionale për të garantuar drejtësi dhe përfaqësim të barabartë për komunitetet jo-mëmëdhetare.
“E konsideroj Marrëveshjen e Ohrit si kulmin e karrierës sime profesionale”, është ky mesazhi i diplomatit amerik në një komunikim privat me bashkëveprimtarin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Ismet Sylejmani.
Nga kjo porosi, vijmë deri në përfundim që diplomati amerikan, James W. Pardew kishte dhënë çdo gjë nga vetja për arritjen e marrëveshjes historik të Ohrit.
Sylejmani në një shkrim të tij të publikuar ekskluzivisht në Flaka, shpalos që Ali Ahmeti, atëherë komandant i përgjithëshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, financoi studion e ekspertit Amerikan Paul R. Wiliams me 250.000 CHF, për hartimin e draft projektit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit!
Nisur nga këto të fakte, Ushtrisa Çlirimtare Kombëtare – UÇK kishte zhvilluar dy betetja paralele, atë në Frontin e luftës, dhe betejën diplomatike të lidhur ngushtë me qendrën në Uashington.
Garantuesit ndërkombëtarë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (2001) ishin: Bashkimi Evropian (BE) – i përfaqësuar në negociata nga diplomati francez Alain Le Roy, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – të përfaqësuara nga ambasadori amerikan James W. Pardew, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – me rolin e saj në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, si dhe NATO – që në atë kohë kishte misionin ushtarak “Essential Harvest” për çarmatimin e UÇK-së dhe garantimin e sigurisë, shkruan Flaka Media.
Në anën e brendshme, marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit politikë të partive maqedonase dhe shqiptare në prani të këtyre garantuesve ndërkombëtarë. Tek pala shqiptare nënshkrues janë: Imer Imeri – Kryetar i PPD-së, Arbër Xhaferi -Kryetar i PDSH-së, dhe Ali Ahmeti – Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, Përfaqësues e Zëdhënës Politik i UÇK-së, ishte nënshkruesi i parë i Marrëveshjës së Ohrit!
Në prezencë të ndërmjetsuesve ndërkombëtar, ushtarak dhe politik, themeluesi i UÇK-së, në një dokument të veçantë, e ka hodhur firmën e Tij në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Shipkovicë!
Tek pala maqedonase, nënshkrues paraqiten Boris Trajkovski – President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubço Georgievski – Kryeministër i Qeverisë së Reupublikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetar i VMRO-DPMNE-së, dhe Branko Cërvenkovski – Kryetar i LSDM-së!
Çdo përpjejke për të rrënuar Marrëveshjen e Ohrit, do të përballet me fuqinë botërore!
“Personi që historikisht ka mohuar Marrëveshjen e Ohrit, Ivan Stoilkoviç, sot ka kompetencë ligjore mbi zbatimin e saj. Rezultatet janë të dukshme: çdo ditë kjo marrëveshje sulmohet dhe përpjekjet për ta zbatuar sabotohet nga brenda institucioneve”, shprehen nga partia e Ali Ahmetit.
Partia thekson se edhe mungesa e plotë e përfaqësuesve ndërkombëtarë ishte një sinjal alarmues, duke komentuar manifestimin qeveritar për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, kjo ditë kaloi pa praninë e miqve tanë strategjikë nga SHBA dhe BE. Kjo nuk është rastësi, është tregues i izolimit të plotë të kësaj qeverie, e cila ka braktisur kursin euroatlantik për të ndërtuar aleanca të rrezikshme me Serbinë dhe Rusinë. ‘Dimri i vetmisë së madhe’ për qeverinë është fakt, jo metaforë”, thuhet në deklaratë.
Sipas BDI-së, simbol i këtij izolimi ishte edhe koncerti i mbrëmshëm i organizuar nga VLEN me tenorin me renome botërore Rame Lahaj.
“Në vend që të kthehej në një ngjarje kombëtare si dikur, u zhvillua në një sallë të vogël, pa praninë e ambasadorëve, pa krerë shtetesh shqiptare, pa asnjë personalitet serioz diplomatik. Nga një përvjetor që dikur bashkonte miqtë më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut, kemi rënë në një festë private të shëmtuar, ku i vetmi mik i mbetur besnik është Stoilkoviçi – simbol i qartë i rënies dhe izolimit të kësaj qeverie”, akuzon partia.
BDI riafirmon se Marrëveshja e Ohrit “nuk është vetëm dokument historik, është themeli i paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit”.
“Çdo përpjekje për ta mohuar ose për ta minuar është sulm ndaj barazisë së qytetarëve dhe të ardhmes së Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët dhe aleatët tanë strategjikë nuk do ta lejojnë kurrë këtë”, përfundon reagimi.
Kush ishte James William Pardew Jr?
Në konferencën e dytë të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Çikago, diplomati amerikan dhe bashkautor i Marrëveshjes së Ohrit, James W. Pardew, promovoi librin e tij “PEACEMAKERS” – mësime nga Ballkani, ku ndau përvojat e tij nga negociatat dhe rolin e komunitetit ndërkombëtar në rajon. Ai përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Illinoisit Verior, duke e cilësuar hapjen e Qendrës si vitale për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.
Pardew vlerësoi Universitetin e Tetovës si një institucion kyç në avancimin e çështjes shqiptare dhe promovimin e vlerave akademike e shoqërore. Në shenjë mirënjohjeje, ai mori si dhuratë një portret të Skënderbeut, të cilin e quajti dhuratën më të bukur që kishte marrë ndonjëherë, duke theksuar njohjen e tij të thellë për historinë e popullit shqiptar.
James William Pardew Jr. ishte diplomat amerikan, negociator ndërkombëtar, oficer ushtarak dhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bullgari. Pas 28 vitesh shërbim si oficer i inteligjencës ushtarake në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, Pardew hyri në arenën e diplomacisë ndërkombëtare me fokus të madh në Ballkan, ku luajti rol kyç në koordinimin e marrëveshjeve dhe zgjidhjeve paqësore, si dhe në drejtimin e programeve të rëndësishme të Departamentit të Shtetit, si programi “Trajno dhe Pajis” për Bosnjën.
Pardew lindi në Memphis, Tenesi, më 5 shkurt 1944 dhe u rrit në Jonesboro, Arkansas. Ai u diplomua në shkollën e mesme “Nettleton” në vitin 1962 dhe ndoqi Universitetin Shtetëror të Arkansasit, ku ishte pjesë e programit ROTC. Gjatë studimeve, ai ishte redaktor i gazetës dhe albumit të studentëve, aktiv në qeverinë studentore dhe president i degës lokale të vëllazërisë “Tau Kappa Epsilon”. U diplomua në vitin 1966 në gazetari dhe menjëherë u emërua toger i dytë në Ushtrinë Amerikane. Më vonë përfundoi studimet master në shkencat politike në Universitetin Loyola (1973) dhe Akademinë Ushtarake të Luftës të SHBA-së. Ai ndërroi jetë më 2 qershor 2021, në moshën 77 vjeçare, në Arlington, Virxhinia.
Gjatë Luftës së Vietnamit, Pardew shërbeu si oficer i inteligjencës në Divizionin e 1-rë të Këmbësorisë Ajrore dhe në Regjimentin e 11-të të Kalorësisë së Blinduar. Në karrierën e tij ushtarake shërbeu gjithashtu në Turqi, Gjermani, Japoni dhe Somali, ku mori pjesë në Operacionin “Restore Hope”. Në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Pentagon, ai mbajti pozicionet e Drejtorit të Inteligjencës së Huaj dhe Shefit të Inteligjencës Aktual. Po ashtu shërbeu si shef i inteligjencës (G-2) në Divizionin e 8-të të Këmbësorisë në Gjermani dhe zëvendës shef i inteligjencës (J-2) në Shtabin e Përbashkët të Pentagonit. Për shërbimin e tij ushtarak u dekorua me Medaljen e Shërbimit të Lartë të Mbrojtjes, Legjionin e Meritës (2 herë), Yllin e Bronztë (2 herë), Medaljen e Ajrit dhe Medaljen e Shërbimit të Dalluar të Inteligjencës Kombëtare. Pardew doli në pension nga ushtria në vitin 1994 me gradën kolonel.
Shërbimi ushtarak i Pardew përfshinte turne si zv / drejtor për Inteligjencën, J-2, Shtabi i Përbashkët, nga 1992-94. Ai ishte drejtor i Inteligjencës së Jashtme dhe shef i Inteligjencës aktuale, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nga 1988-92 gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Luftës së Gjirit.
Në vitin 1995, Pardew filloi karrierën civile dhe diplomatike si pjesë e Shërbimit Ekzekutiv të Lartë dhe shef i Task-Forcës për Ballkanin në Departamentin e Mbrojtjes. Nga viti 1996 deri më 2008 ai shërbeu në Departamentin e Shtetit. Në vitin 1997, Presidenti Bill Clinton e propozoi për gradën e ambasadorit dhe Senati amerikan e konfirmoi.
Në gusht 1995, pas vdekjes tragjike të paraardhësit të tij Dr. Joseph Kruzel dhe dy anëtarëve të tjerë të ekipit negociator në një aksident në Bosnjë, Pardew u emërua përfaqësues i Sekretarit të Mbrojtjes në ekipin amerikan të negociatave të drejtuara nga ambasadori Richard Holbrooke. Ai mori pjesë në procesin e Daytonit që çoi në Marrëveshjen e Paqes për Bosnjën dhe ishte përfaqësues i Sekretarit të Mbrojtjes në ceremoninë e nënshkrimit në Paris më 14 dhjetor 1995. Për këtë kontribut, ai u dekorua me Medaljen e Nderit të Departamentit të Shtetit dhe Medaljen e Shërbimit të Dalluar Civil nga Departamenti i Mbrojtjes.
Në vitin 1996, ai udhëhoqi ekipin ndër-agjencior për realizimin e një marrëveshjeje të Presidentit Clinton me Presidentin e Bosnjës, Alija Izetbegović, për ndihmën në ndërtimin e një sistemi kombëtar mbrojtës të Federatës së Bosnjës. Ky program “Train and Equip”, me vlerë rreth 500 milionë dollarë (rreth 1 miliard dollarë me vlerën e vitit 2024), kontribuoi në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, integrimin e forcave të armatosura dhe orientimin e Bosnjës drejt NATO-s dhe BE-së.
Nga 1999 deri në 2001, Pardew ishte Zëvendës Këshilltar Special i Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit për Demokracinë në Ballkan gjatë konfliktit të Kosovës. Ai mori pjesë drejtpërdrejt në negociata me presidentin e Serbisë, Slobodan Millosheviç, dhe udhëheqësit politikë të Kosovës. Pas fushatës ajrore të NATO-s, ai ndihmoi në krijimin e institucioneve vendore të qeverisjes dhe sigurisë në Kosovë.
Në verën e vitit 2001, Sekretari i Shtetit Colin Powell e dërgoi në Maqedoni për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit të armatosur etnik. Së bashku me negociatorin e BE-së, François Léotard, ai ndërmjetësoi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e nënshkruar në gusht 2001.
Në vitin 2002, Presidenti George W. Bush e emëroi ambasador të SHBA-së në Bullgari, ku shërbeu deri në vitin 2005. Gjatë mandatit të tij, Bullgaria u bë anëtare e NATO-s, përfundoi negociatat për anëtarësim në BE, krijoi një qendër të përbashkët stërvitore me SHBA-në dhe shkatërroi armë e teknologji të mbetura nga Lufta e Ftohtë. Ai gjithashtu udhëhoqi ndërtimin e kompleksit të ri të ambasadës amerikane në Sofje me vlerë 70 milionë dollarë (116 milionë me vlerën e vitit 2024). Presidenti i Bullgarisë e dekoroi me Medaljen “Stara Planina”.
Nga 2005 deri në 2008, Pardew ishte Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione dhe Menaxhimin e Krizave. Ai drejtoi një organizatë ndërkombëtare të bazuar në Bruksel që zhvillonte politika operative për misionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe Irak, dhe mori pjesë në Grupin e Kontaktit për politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës, duke kontribuar në procesin që çoi në Planin e Ahtisaarit dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
James Pardew, e quan presidentin serb Aleksandar Vucic, “një nacionalist serb që përdor si mjet politik për të marrë mbështetje urrejtjen etnike, siç ka pas bërë në vitet 1990 Sllobodan Millochevici”. Pardew, që përveç postit të Ambasadorit amerikan në Bullgari, ka mbajtur edhe postin e zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, vlerëson se “Udhëheqësit serbë vazhdojnë të ushqejnë ndarjet dhe armiqësitë si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë” dhe se “Vladimir Putini lumturohet kur e ndihmon Beogradin në çdo gjë që përçan unitetin midis Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara”. Flaka Media