LSDM: Skemat milionëshe të VMRO-së në Erasmus+ duhet të sqarohen

Skandali me skemat e VMRO-DPMNE në Erasmus+ me vlerë miliona euro duhet të sqarohet plotësisht nga Prokuroria dhe duhet të pasohet llogaridhënia, thonë nga LSDM
“Qeveria ka emëruar një person nën hetim aktiv nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare.

Kjo tregon qartë qëllimin e qeverisë për të mbrojtur interesat partiake dhe të biznesit me çdo kusht, për të provuar të ndikojë në çështjen që është në Prokurorinë Publike pasi OLAF dorëzoi raportin me të gjitha gjetjet.

Raporti zyrtar i OLAF nga viti 2023 deklaron ekzistencën e një dyshimi të bazuar për keqpërdorimin e mbi 2.2 milionë eurove të parave evropiane gjatë qeverisjes së Gruevskit, duke filluar nga viti 2016.

Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë Ana Mihajllovan, ndërsa Prokuroria Publike duhet të veprojë pa vonesë mbi gjetjet e OLAF”, thonë nga LSDM