Kudusi Lama promovon në Tetovë librin “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia”

Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” ka njoftuar se nesër në Tetovë do të promovohet libri “Ushtria Çlirimitare Kombëtare dhe Maqedonia” nga autori Kuduri Lama.

“Kemi kënaqësin t’ju ftojmë në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” nga autori Gjeneral Prof. Dr. Kudusi Lama me datë 13 Gusht 2025 në ora 14:00 në sallën solemne të “NB Hotel” në Tetovë.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjek nga afër këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e QAH “Abdilaqim Ademi”.