“95 vjet për më të madhin e të gjitha kohërave”, urimi i veçantë i Alex për ditëlindjen e babait, George Soros
Filantropi dhe miliarderi hungarezo-amerikan, George Soros ka festuar dje 95 vjetorin dhe një urim të veçantë e ka marrë nga djali i tij, Alex. Ai lindi në Budapest më 12 gusht 1930 dhe më pas u zhvendos në Angli dhe Amerikë.
Në një postim në rrjetet sociale Alexander Soros shkruan: “95 vjet për më të madhin e të gjitha kohërave”, Ai përfdor fjalën “GOAT”, një akronim që do të thotë “më i madhi i të gjitha kohërave”.
Alexander Soros është zëvendëskryetar organizatës “Shoqëria e Hapur”, me degë në 37 shtete përfshi edhe Shqipërinë, e themeluar nga babai i tij, dhe gjatë viteve të fundit është angazhuar në politikat në Ballkanin Perëndimor, kryesisht duke mbështetur nismën “Ballkani i Hapur”.
Që nga maji 2025, George Soros ai ka një pasuri neto prej 7.2 miliardë dollarësh amerikanë, duke dhuruar më shumë se 32 miliardë dollarë për Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, nga të cilat 15 miliardë dollarë janë shpërndarë tashmë, duke përfaqësuar 64% të pasurisë së tij origjinale.
Në vitin 2020, Forbes e quajti Sorosin “dhuruesin më bujar” për sa i përket përqindjes së pasurisë neto.