VLEN: Ata që sabotuan punësimet e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën

Ata që i lanë në baltë të rinjtë shqiptarë, duke sabotuar krejt procesin e punësimeve, nuk kanë asnjë të drejtë sot të derdhin lot krokodili. Hipokrizia e tyre nuk mbulohet as me deklarata patetike, as me fjalë të mëdha.

Të njëjtët që deri dje bënin fushatë duke akuzuar se shqiptarët nuk po punësohen, sot, kur po punësohen qindra të rinj shqiptarë, na akuzojnë pse po e bëjmë këtë. Duket qartë se nuk i shqetëson mirëqenia e shqiptarëve, por fakti se procesi po zhvillohet pa ta dhe jashtë ndikimit të tyre.

E vërteta është se halli i vetëm i tyre është si të shpëtojnë nga gracka ku i futi Ali Ahmeti. Partnerët më të rinj të BDI-së nuk e kanë asnjëherë në mendje rininë shqiptare, por vetëm si ta justifikojnë humbjen e thellë që i pret në tetor.

E si do ta justifikojnë? Me të njëjtat “lista të veçanta” për të cilat u larguan nga VLEN-i dhe u përqafuan me BDI-në. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë lojë të vjetër dhe nuk do t’ju falin.