Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer për Al Nassr në ndeshjen miqësore ndaj ekipit portugez, Rio Ave.
Al Nassr triumfoi 4:0 ndaj Rio Ave, kurse ylli portugez kompletoi hat-trikun.
Simakan fillimisht kaloi ekipin arab në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.
E më pas ishte spektakli i Ronaldos.
Fillimisht ai dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të.
Në të 63-tën ai shënoi për 3:0, kurse pesë minuta më vonë nga penalltia e kompletoi hat-trikun e tij dhe epilogun e këtij takimi, 4:0