Suedia, Norvegjia dhe Danimarka i japin Ukrainës armë amerikane në vlerë 486 milionë dollarë

Suedia, Norvegjia dhe Danimarka do të kontribuojnë së bashku rreth pesë miliardë korona norvegjeze, ose 486.16 milionë dollarë, në një iniciativë të udhëhequr nga NATO për të furnizuar Ukrainën me armë amerikane, njoftoi sot qeveria norvegjeze.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më parë se Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin armë Ukrainës, të paguara nga aleatët evropianë, por nuk dha detaje se si do të funksiononte kjo, raportoi Reuters.

Holanda njoftoi dje se do të jetë donatori i parë i mekanizmit të ri të financimit të armëve të aleancës së NATO-s për Ukrainën, i quajtur “Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën” (PURL), me një disbursim prej 500 milionë eurosh.