Elvana Gjata ka mahnitur sërish me paraqitjen e saj elegante dhe plot stil.
Këngëtarja e njohur është shfaqur në një mbrëmje muzikore me një fustan të kuq vezullues, i cili binte në sy për xixat që e mbulonin tërësisht.
Me këtë pamje glamuroze, Elvana dëshmoi edhe një herë se është ikonë e padiskutueshme e modës në skenën shqiptare. Fustani i kuq jo vetëm theksonte linjat e saj elegante, por edhe e bënte të dallohej mes të ftuarve të tjerë, duke sjellë një frymë hollivudiane në event.
Stili i saj, i kombinuar me vetëbesimin dhe hijeshinë natyrale, e bëri Elvanën një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.