Arrestohet 43-vjeçari që sulmoi një grua të moshuar në Shuto Orizarë

Më 29.07.2025, në orën 06:00 në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup arrestuan Xh.S. (43) nga Shkupi, me qëndrim në Belgjikë, pasi kishte sulmuar fizikisht një grua 66-vjeçare në shtëpinë e saj në zonën e Shuto Orizarës. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo