Kryetari në largim i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka privatizuar të gjitha pronat publike të tetovarëve, ndërsa tani po bën plane edhe për shitjen e ujit të pijshëm. Sipas të gjitha gjasave, sistemin e ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm do të ja shet një kompanie private e cila të vetmin investim do ta ketë vendosjen e aparateve për matjen e ujit që konsumojmë qytetarët, ndërsa për këtë do ta rris çmimin e ujit në mënyrë drastike. Edhe këto para ashtu si paratë që mblidhen për mbeturina dhe pronat publike që u shitën për çmime qesharake, do të përfundojnë në kompani private dhe tek njerëz të afërt me Kasamin dhe partinë e tij.
Tetova nuk ka nevojë për privatizim të ujësjellësit sepse Tetova ka ujë të mjaftueshëm, por nevojitet vetëm të mos vidhen paratë që mblidhen nga qytetarët dhe ato të investohen në rrjetin e furnizimit. Të gjithë ekspertët kanë dëshmuar se uji humbet si pasojë e rrjetit të vjetëruar, ndërsa Komuna grumbullon mjete të mjaftueshme edhe me taksat aktuale që të bëjë këto investime.
Komuna e Tetovës nuk ka asnjë arsye të shëndoshë për të privatizuar ujësjellësin, por arsyeja e vetme do të ishte vetëm plaçkitja e tetovarëve dhe përfitimet personale të klanit të Kasamit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjykata e Pejës ia cakton 1 muaj paraburgim ish-burrit të Arlinda Zekajt
- Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë, pritet të përfundojnë në vitin 2030
- Tmerr në Shkup: E bija gjen nënën 76-vjeçare të vdekur me shenja dhune, rasti i dytë brenda 5 ditësh
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- Nxënësit e SHFK-së „Bratstvo“ në një vizitë edukative në Arkivin Shtetëror
- Sllovenia vendosi kusht për progresin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete
- Jeton Sylaj para Prokurorisë: Është e vërtet se unë Arlindës i kam thënë fjalët ‘kom met mbyt, kom met ngre zhag’ – e kam bërë për shkak të djalit
- Do t’u jepet fund kontratave në institucionet shtetërore, mijëra të angazhuar do të kenë mundësi për punësim të përhershëm
- Apeli ia vërteton dënimin me 6 vjet burgim për spiunazh Hysri Selimit
- Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori