Foshnja helmohet me ilaçe, hospitalizohet në Spitalin e Kumanovës

Një foshnjë dhjetëmuajshe është dërguar dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan nga SPB Kumanovë.

“Dje në orën 11:40 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar me ilaçe. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, si dhe është informuar prokurori publik për ngjarjen”, kumtoi SPB Kumanovë.

Nga spitali konfirmuan se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

SPB Kumanovë, po punon për zbardhjen e rastit, i cili është i dyti në më pak se dy javë. Më 22 korrik të këtij viti, pati një rast të ngjashëm kur një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës u helmua gjithashtu me ilaçe.