Arben Taravari vazhdon të flasë me të njëjtat fraza që i përdor sa herë ndërron anë një herë në qeveri, një herë në opozitë por gjithmonë në kërkim të alibisë për vendime që nuk kanë asnjë parim.
Ai nuk u largua nga qeveria për bindje, por sepse nuk mund të duronte më të ishte pa kontroll. Nuk mund të manipulonte më me punësimet, emërimet, tenderët dhe privilegjet që i garantonin rehati politike.
Sot flet për “dështimin e qeverisë”, por harroi se për më shumë se një vit ishte vetë pjesë e saj. Madje thurte lavde për kryeministrin, lavde që tani mundohet t’i fshijë me gomë.
E thotë se iku për shqiptarët por kur iku, nuk u dëgjua asnjë protestë. Sepse shqiptarët e dinë të vërtetën Taravari nuk largohet për ta, por vetëm kur nuk merr më çfarë kërkon.
Në të vërtetë, u largua për t’u bërë patericë e partisë së nongratave. Sepse kur nuk të ecën më me miqtë dhe shokët që i tradhtove, dhe pasi ke shitur 107 mijë vota të shqiptarëve, përfundon në koshin e atyre që dikur i quaje armiq.
Kur nuk të ecin pazaret, është e lehtë të kujtosh parimet. Por parimet nuk janë valixhe që i hap e i mbyll sipas interesit të ditës.
VLEN do të vazhdojë të punojë për ndryshimin e vërtetë, me njerëz që nuk e shesin votën e shqiptarëve për hesap personal. Nuk na duhen “alternativa të reja” që kanë fytyrën e vjetër të Taravarit njerëz që s’kanë qenë kurrë me qytetarin, por gjithmonë me kalkulimin.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve
- Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!
- Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend
- Ndërron jetë Enver Rifati – komandat Xhaxhi!
- Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!
- Kapet në Francë 44-vjeçari nga Maqedonia me 66 kilogramë kokainë!
- Ja sa vota morën shqiptarët në Sanxhak, simbolike, por domethënëse?
- Kurti e quan “arritje të jashtëzakonshme” rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi
- Adnan Azizi e komenton fotografinë e deputetëve të AKI-së!
- Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor