Përparësi mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore

Cilësia e ajrit dhe ujit në Kinë vazhdoi të përmirësohej në gjysmën e parë të vitit 2025, tha Pei Xiaofei, zëdhënës i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit të vendit.

Norma e ditëve me cilësi të mirë të ajrit në qytetet kineze në nivel prefekture ose më lart ka arritur në 83.8% gjatë kësaj periudhe, 1 pikë përqindjeje më shumë se vitin e kaluar, tha Pei në një konferencë shtypi të hënën në Pekin.

Ndërkohë, përqindja e liqeneve dhe rezervuarëve kryesorë të monitoruar me cilësi uji nën Kategorinë V, klasifikimi më i ulët në sistemin pesënivelësh të cilësisë së ujit të vendit, arriti në 3.8 %, duke shënuar një rënie prej 0.5 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar.
Ky përparim përputhet me përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve kineze për të çuar përpara nismën “Kina e Bukur”, e cila i jep përparësi mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore në përpjekjet e saj të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.