Sulmuesi shkupjan, Husein Demiri, i cili edicionin e kaluar shkëlqeu me fanellën e Bashkimit, duke qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit që e riktheu skuadrën nga Kumanova në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë karrierën në futbollin kosovar.
Demiri ka pranuar ofertën e klubit nga Vushtrria dhe tashmë është pjesë e skuadrës së re, ku pritet të japë kontributin e tij në vijën e sulmit dhe të spikasë edhe në arenën kosovare.
Ky transfer është realizuar me ndërmjetësimin e menaxherit të njohur, Shëndrit Zaimi, përmes agjencisë së tij, e cila po bën hapa të sigurt në tregun e transferimeve të futbollistëve.
Përveç karrierës së tij si futbollist, Zaimi po tregon sukses të dukshëm edhe në segmentin e menaxhimit sportiv, duke ndihmuar në zhvillimin e talenteve dhe avancimin e tyre në tregjet rajonale.