Laporta zbulon se a do të ketë më transferime te Barcelona këtë verë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për afatin kalimtar të transferimve, teksa ka treguar se a po mendojnë të transferojnë edhe ndonjë lojtar gjatë verës.

Barcelona ditëve të fundit kompletoi nënshkrimin e Marcus Rashford, i cili erdhi si huazim nga Manchester Unitedi.

Megjithatë, gjatë gjithë verës është përfolur për transferime tjera, sidomos në krahun e djathë të mbrojtjes.

Por, presidenti i Barçës, Laporta ka deklaruar se klubi aktualisht nuk planifikon të bëjë më shumë nënshkrime pas mbërritjes së Rashford.

“Në parim, nuk do të ketë më nënshkrime këtë verë”, ka thënë fillimisht i pari i Barcelonës për Mundo Deportivo.

“Ne kemi një skuadër të mirë dhe trajneri dëshiron ta forcojë ekipin e parë me lojtarë nga rezervat, kështu që në këtë pikë nuk presim ndonjë marrëveshje të re”, përfundoi Laporta.