Boshti që i jep kuptim jetës sonë, është atdheu, është toka jonë. Atdheu është fati ynë, është toka e ujitur me gjakun e të parëve, të cilët vuajtën, por kurrë nuk u gjunjëzuan, duke ruajtur të paprekur dinjitetin dhe identitetin. Kjo tokë u bë pjesë e jona që para lindjes sonë; u zhvillua e u mishërua me ne gjatë rritës sonë, për të qëndruar me besnikëri dhe dashuri, deri sa të bashkohemi përsëri në brendësinë e saj.
Fatkeqësisht, sot, në mënyrë indirekte, populli ynë ka drejtuar sytë drejt mërgimit, që i servohet me ngjyra joshëse. Evropa, sot, në mënyrë dinake i ndalon rrugët që të shpien drejt mërgimit ilegal, ndërsa në anën tjetër, ato hapen nga të gjitha anët. Jashtë etikës njerëzore qëndrojnë si superiorë, duke e mohuar trajtimi e barabartë të mërgimtarëve tanë dhe ushtrojnë presion për të na gjunjëzuar e përulur pamjen dhe krenarinë tonë si popull. Plaga e mërgimit është shumë e vjetër, është plagë që nuk shihet, por që të djeg në heshtje. Është dhimbje që askush nuk e njeh pa qenë larg vendlindjes. Te jesh i mërguar, ke të bësh me dhimbjen, mallin, dashurinë për vendlindjen, për njerëzit e tu.
Dhe ky deklinim psikosocial dhe sociokulturor i shqiptarëve indigjen, fillet e veta destruktive i ka që në kohën e mesjetës,si atribut i shpërnguljeve me dhunë nga hordhitë dhe kaskadat pushtuese të cilat si forma dhune i asgjesonin apo i internonin pjesën Mashkullore të Shqiptarëve në vetë trojet dhe vendbanimet e veta.Përmbysjet erdhën si rezultat nga mos organizimi ushtarak dhe ngatresave apo acarimeve brenda në mesin e fiseve në atë kohë pra kjo dukuri e shëmtuar e gjenit Shqiptar e mbanë fajin për këtë fiasko ubikvitare të shoqërisë shqiptare në trojet e veta stërgjyshore.
Historia n’a përsëritet që nga mesjeta e deri te koha bashkohore demokratike ngase kacafytjet brenda trungut Shqiptar nuk pushuan por e ndrojnë formën dhe spiralja e mërgimit kondicionohet.Edhe pse trojet Shqiptare udhëhiqen nga vet Shqiptarët që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot,duhet potencuar se ështe dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare Shqiptare.
Nexhat Bexheti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- 19-vjeçari shqiptar në Angli humb jetën në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12
- Lajm i rëndësishëm për profesorët universitarë
- Nikolla Gruevski uron Bajramin: Gëzuar Festën e Bajramit të gjithë miqve të mi dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam
- LSDM kërkon hetim për skandalin e ri korruptiv në bujqësi
- SKANDAL NË SHKUP / Vizitorët vjedhin dhuratat e majmunit Miki gjatë festës së ditëlindjes
- Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive
- Gruaja nga Shkupi përfundon në spital pasi u rrah nga djali i saj 23-vjeçar
- Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Dragi Grozdanovski
- VLEN një parti, Mexhiti: Ose bashkë ose të humbur!
- “Do ta çojmë përpara ligjin e referendumeve”, Rama: Do ulim numrin e deputetëve