Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një detaj të vogël, por mjaft domethënës.
Moderatorja shqiptare ka postuar në Instastory një pamje të orës, që tregon fiks 17:17 – një orar që shpesh lidhet me mesazhe dashurie apo mendime të thella.
“17:17”, shkruan ajo, duke shtuar edhe një emoji me sy që shikojnë, sikur të thotë “Kush po mendon për mua?”.
Nuk dihet nëse është thjesht një moment i rastësishëm apo një shenjë e koduar për dikë të veçantë në jetën e saj, por ndjekësit menjëherë kanë nisur të komentojnë, duke e lidhur me ndonjë histori të re dashurie, shkruan “Kosovarja”.
Luana di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen, edhe me një orë.