Bujar Osmani: Qeveria me Medresenë “Isa Beu” po luajnë teatër, do të bjerë sërish në Gjykatë Kushtetuese
Bujar Osmani nga BDI ka dalë me reagim pas vendimit të fundit të Qeverisë për Medresenë “Isa Beu” në Shkup.
Duke shpërndarë një njoftim të ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ku njoftohet se Medreseja do të barazohet me shkollat shtetërore të tjera të mesme, Osmani thotë se me vendimin e ri, Qeveria aktuale po luan teatër.
Sipas Osmani, vendimi për Medresenë sërish do të bie në Gjykatë Kushtetuese.
“Qëllimi i Qeverisë-së është i qartë: të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese, ta lë gjurmën e saj përmes interpretimeve që bllokojnë çdo përpjekje të ardhshme, pastaj të simulojë zgjidhje para zgjedhjeve dhe as ato mos t’i çojë në Kuvend.
E ka bërë me balancuesin. Gjykata e anuloi, dha interpretim që e bën të pamundur çdo balancues tjetër, qeveria bëri sikur solli ligj por pa substancë e që s’u miratua kurrë. E njëjta me vendimin për medresenë, që ishte miratuar nga kryeministri i parë shqiptar: u anulua, u kufizua me interpretim, dhe tani luajnë teatër që do bjerë sërish nesër në Gjykatë me kërkesë të Qeverisë.
Nuk është problemi që vleni mashtron por qe arsyeton strategjine e anulimit dhe simulimit”, shkruan Osmani.