Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen, gruaja e biznesmenit Andy Byron “merr masa”

Megan Kerrigan Byron, e ka gjetur veten në qendër të një stuhie në internet, pas një videoje virale që përfshinte bashkëshortin e saj, Andy Byron, drejtor ekzekutiv i firmës teknologjike Astronomer me seli në Cincinnati.

Sipas mediave te huaja, Megan e ka hequr mbiemrin “Byron” nga emri i saj i plotë në platformat sociale.

Ky veprim, ka çuar në pyetje rreth statusit aktual të martesës së saj me Andyn.

Polemika filloi në një koncert të Coldplay në stadiumin Gillette të Bostonit, ku Andy Byron u kap nga kamerat me Kristin Cabot, drejtuesen e Burimeve Njerëzore të kompanisë.

Megan, e cila jeton në Nju Jork me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, punon në Shkollën Bancroft në Worcester, Massachusetts. Aktualisht ajo shërben si Drejtoreshë e Asociuar e Shkollës së Ulët dhe Pranimeve për Programin Hope Graham, i cili mbështet nxënësit me dallime në të nxënë të bazuara në gjuhë.