SHBA-ja fillon fazën e re të ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën

Ekipet e ndërtimit filluan punën në fazën tjetër të murit kufitar SHBA-Meksikë pranë Ciudad Juarez, Meksikë, pas miratimit të fundit të një buxheti për emigracionin, raporton Anadolu.

Punëtorë dhe makineri të rënda u panë pranë kufirit, ndërsa më shumë se 11 kilometra barrierë e re do të ndërtohet pranë Santa Terezës, në shtetin Teksas.

Kjo fazë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjeruar dhe përforcuar barrierën kufitare, që synon frenimin e kalimeve të paligjshme dhe rritjen e sigurisë kufitare.

Ky veprim ka shkaktuar kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të avokimit të emigrantëve, të cilët argumentojnë se bën pak për të adresuar shkaqet rrënjësore të emigrimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë mandatit të tij kishte marrë hapin e parë për të zbatuar projektin e ngritjes së murit në kufirin me Meksikën, që ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore.