QMK: Tre zjarre janë aktive, janë shuar 17

Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur gjithsej 21 zjarre, nga të cilat tre janë aktive, një zjarr është nën kontroll dhe 17 janë shuar, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave këtë mëngjes.

Zjarre aktive ka në komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirci – Krushje – Ivankovci, ku po digjet një mal i përzier, në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Krapa, ku po digjet një mal me lisa, shkurre dhe bimësi e ulët, dhe në komunën e Vasilevës, fshatin Niviçino, ku po digjet një mal me kërcell të ulët dhe bimësi e ulët.

Zjarri në komunën e Dojranit, përkatësisht në fshatin Nikoliq, është nën kontroll.

Nga QMK njoftojnë se janë shuar 17 zjarre.