Janevska i’u ndau çmime nxënësve me esetë më të mira me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës
Gjashtë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme fituan me esetë e tyre në po aq kategori në kuadër të
konkursit me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase. Konkursi u shpall nga
Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 5 maj, kur edhe shënohet Dita e Gjuhës Maqedonase, dhe për të
cilin u regjistruan mbi 320 aplikime nga nxënës që ndjekin mësimin nga klasa e katërt e arsimit fillor
deri në vitin e katërt të shkollës së mesme.
Fituesit e konkursit, sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, realizuan takim me ministren e Arsimit
dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, e cila i’u ndau dhurata simbolike.
Gjuha është shpirti dhe identiteti i një populli, simbol i individualitetit dhe i veçantisë. Prandaj, është
jashtëzakonisht e rëndësishme ta respektojmë dhe të vazhdojmë të kujdesemi për zhvillimin e gjuhës
maqedonase, por edhe të të gjitha gjuhëve të tjera që fliten nga qytetarët e Maqedonisë. Ju përgëzoj
për përkushtimin, për punën e palodhur dhe Ju uroj shumë suksese dhe fitore në të ardhmen,” tha
ministrja Janevska, duke shprehur kënaqësi që të rinjtë dëshirojnë të krijojnë dhe të marrin pjesë në
gara.
Nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën garuan me temën „Gjuha ime maqedonase është si
ylber, plot ngjyra dhe fjalë“, ndërsa vendin e parë e fitoi Luka Stojanoviq nga ShF „Vidoe Podgorec“
f. Koleshinë, Novo Sellë. Nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën shkruan me temën „Gjuha ime
maqedonase – identiteti im, trashëgimi kulturore dhe amanet“ dhevendi i parë i takoi nxënëses Iva
Josifovska nga ShF „Goce Dellçev“ – Prilep, ndërsa për të njëjtën temë, përmes nxënësve nga viti i
parë deri në të katërtën të arsimit të mesëm, çmimin e parë e fitoi nxënësja Tijana Atanasova nga
ShMK „Josif Josifovski“ – Gjevgjeli.
Nxënësja Riga Kurtaj nga ShF “25 Maj” – Gazi Babë është fitues në kategorinë e nxënësve nga klasa e
katërt deri në të gjashtë të cilët mësojnë në gjuhë mësimore ndryshe nga gjuha maqedonase, ndërsa
garuan në temën “Maqedonishtja dhe gjuha ime amtare janë mike”.
Nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën, të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga
gjuha maqedonase, shkruan me temën „Gjuha maqedonase dhe gjuha ime amtare janë pasuri e cila
nuk rëndon, por lartëson“, ndërsa eseja më e mirë është e nxënëses Erina Bajrami nga ShF „Naim
Frashëri“ – Kumanovë. Ndërsa për të njëjtën temë, në mesin e nxënësve nga viti i parë deri në të
katërtën nga shkollat e mesme të cilët ndjekin mësim në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase,
çmimin e parë e fitoi eseja e nxënësit Aldin Murati nga ShShRFRShD „Dimitar Vllahov“ – Kisella
Vodë, e shkruar në shkrim e Brajit.