Ukraina tërhiqet nga traktati që ndalon minat tokësore kundër personit

Ukraina është tërhequr nga një traktat që ndalon minat kundër personit, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Sipas mediave të huaja, që citojnë Kyiv Independent, kjo lëvizje erdhi pasi 305 politikanë votuan në favor të tërheqjes nga Konventa e Otavës, ndërsa 40 abstenuan dhe asnjë nuk votoi kundër.

Presidenti ukrainas tha: “Masat në lidhje me përdorimin e llojeve të caktuara të armëve, duke përfshirë minat tokësore kundër personelit, do të na ndihmojnë të arrijmë të paktën barazinë në forcat dhe aftësitë e nevojshme për t’u mbrojtur kundër agresionit rus.”

“Rusia nuk ka qenë kurrë palë në Konventën e Otavës dhe nuk ka ndërmarrë kurrë hapa të ndershëm brenda ndonjë politike çarmatimi apo praktikash më humane në përdorimin e armëve”, vijoi ai më tej.
Kujtojmë se Rusia ka përdorur mina kundër personit gjerësisht në zonat e Ukrainës ku forcat e saj kanë vepruar.

Disa vende që kufizohen me Rusinë, përfshirë Finlandën, Poloninë dhe tre ish-shtetet balltike sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, ose janë tërhequr tashmë nga konventa ose kanë treguar qëllimin e tyre për ta bërë këtë.

Ata kanë thënë se tërheqja nga traktati do t’u jepte forcave të tyre “fleksibilitet dhe liri zgjedhjeje” për të përdorur sisteme të reja armësh, duke përfshirë minat kundër personelit, për të forcuar krahun lindor të NATO-s.