Kosova stolia e Ballkanit, nuk është vend për të zbrazur urrejtje dhe mllef!?

Skënder MULLIQI
Jam i bindur se shumica e popullit nuk mbeshtët politikat e kuvendareve të cilët as që po mundohen të dalin nga kriza politike.Dhe, kjo çka po shohim që shumë kohë në Kuvendin e Kosovës, dhe heshtja që po bëhët është miratim?Pothuajse asnjë nga intelektualët shqiptarë , profesorë univerzitarë dhe akademikë, nuk kan reaguar deri më sot ndaj të gjitha këtyre marifeteve të kuvendravëve të cilët nuk po gjejnë forcë për ti zgjedhur organet e shtetit.Kjo është sa e quditshme , po aq e pa justifikueshme, kur dihet së Kosova mund të futet në rrugën pa kokë?Këta njerëz nuk po mbrojnë të vërtetën dhe as interesat e popullit , nga frika se mund të menjanohen nga skena politike ku kan lëshuar rrënjë që shumë vite.Për , shqiptarët lufta përfundoi më njohjen e Republikës të Kosovës nga shtetet më kualitative në botë, në kufijë të saj actual , ndërsa lufta për Serbi të Madhe thjeshtë po vazhdon edhe nga Vuqiqi.Këto gjera sikur I kan harruar disa nga jeta politike në Kosovë, e që nuk duhet harruar kurrë.Në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump disa herë potencon rrezikun përmantet që i shfaqët Kosovës nga Serbia, këta vazhdojnë më lojërat e tyre sikur të mos kishin dy kokrra mend në kokë.As që po mëndojnë së jemi shtet i ri dhe shtet miniaturë në këtë botë.Po sillën sikur të ishin bosët e politikës ndërkombëtare, e që janë shumë të vegjël nuk po e mendojnë .Nese kemi mbi kokë politikën agresive të Aleksander Vuqiqit për pushtimin e veriut të vendit më luftë, nuk na duhet të hapim një front tjetër politikë ndërmjet veti sikur të ishim hasma , e jo vëllëzer të një gjaku.Është shumë e pa kuptueshme së si nuk janë në gjendje të votojnë Albulena Haxhiun si kryekuvendare , kur i dihet së kjo pozitë është më shumë e natyrës teknike.Të futësh vendin në këët gjendje agonie politike për pretendime për pushtet, është apsurditet .Ne çdo vend demokratik fituesi i zgjedhjeve e formon qeverinë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.Nuk duhet qitur pengesa të pa justifikueshme duke mos gjetur një gjuhë të përbashkët, që kriza të tejkalohet.Faji është jetim , nuk e pranon askush. Kosova është stolia e Ballkanit dhe më gjerë, nuk është vend për të zbrazur urrejtje dhe mllef.Atdheu ynë është i shejtë, të cilin duhet dashur pa hile .Sa herë që flasim për spiunë dhe tradhëtar , nuk i kemi punët mirë.Kjo duhet të marrë fund.Kosova është dashuri e pastër, që duhët të mbrohet, e nuk po mbrohet sa duhet nga ata që kanë zënë vend në ulëset e Parlamentit të Kosovës, duke marrë paga të majme pa bërë asgjë .Vendi i mbushur plot urrejtje nuk i duhet askujt.Për Kosovën dhanë jetën historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare bijtë dhe bijatë më të mirë të kombit.Shqiptarët po që së është nevoja janë gadi të vdesin për Shtëpinë tonë të shejtë-Kosovën.Mos të ushqejmë urrejtje të ndërsjellë për pushtet, se pushtetet shkojnë e vijnë e populli mbetet.Kosova duhet të jetë për të gjithë një fole dashurie , që mbron vendin nga Serbia hegjemoniste.