Trump: Do do ti dërgojmë Ukrainës, raktetat “Patriot”, Putin “flet me butësi, por…

Presidenti Donald Trump deklaroi të dielën se do t’i dërgojë Ukrainës raketa mbrojtëse të tipit Patriot, duke thënë se ato janë të domosdoshme për të mbrojtur vendin, pasi presidenti rus Vladimir Putin “flet me butësi, por në mbrëmje bombardon këdo”.

Trump nuk specifikoi sa sisteme Patriot planifikon të dërgojë në Ukrainë, por theksoi se Shtetet e Bashkuara do të rimbursohen për kostot nga Bashkimi Evropian.

Presidenti amerikan është bërë gjithnjë e më i zhgënjyer nga Putin, pasi udhëheqësi rus ka refuzuar përpjekjet e Trump për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas raportimeve të Axios të dielën, duke cituar dy burime të njohura me çështjen, Trump pritet të shpallë një plan të ri për të armatosur Ukrainën me armë ofensive — një ndryshim i qartë nga qëndrimi i tij i mëparshëm.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për koment, dhe Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë raportin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka kërkuar më shumë kapacitete mbrojtëse për t’u përballur me sulmet e përditshme me raketa dhe dronë nga Rusia.

“Do t’ua dërgojmë raketat Patriot, sepse u duhen me patjetër. Putin i ka habitur shumë njerëz. Flet mirë, por në mbrëmje bombardon këdo. Por aty ka një problem të vogël. Nuk më pëlqen kjo gjë,” u tha Trump gazetarëve në bazën ushtarake Joint Base Andreës, jashtë Uashingtonit.