Çmenduri në Turqi, Besiktas merr yllin turk që qan nga emocionet, 10 mijë tifozë në airoport, ceremonia vazhdon në stadium (VIDEO)
Besiktas realizon një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit në Superligën turke.
Klubi nga Stambolli ka siguruar shërbimet e yllit të Kombëtares turke, Orkun Kökçü, i cili vjen nga Benfica për një shumë që besohet të jetë rreth 30 milionë euro.
Në aeroportin e Stambollit, mes emocioneve dhe festës, mbi 10 mijë tifozë pritën mesfushorin e talentuar që pritet të bëhet lider në zemër të ekipit.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratës është paralajmëruar për të dielën, në stadium dhe në prani të tifozëve. Një spektakël i vërtetë është në horizont!
Kur i foli fjalët e para pas zbritjes nga avioni, futbollisti nuk u përmbajtë nga emocionet dhe filloi për të qarë.