Arrestohet një 37-vjeçar nga Strumica, iu gjet një qese me hashash

Më 11.07.2025, në ora 16:45 në Strumicë, zyrtarët policorë të SPB Strumicë arrestuan R.P. (37) nga Strumica.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, i realizuar me urdhër gjykate, u gjet hashash, një peshore digjitale dhe një bluarëse, ndërsa gjatë kontrollit personal të R.P., u gjet një qese polietileni me hashash. Personi u mbajt në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë,” informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.P. do të ngrihet kallëzim përkatës.