Ministria e shëndetësisë: Mbikëqyret situata në teren dhe po merren masa në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve
Ministria e Shëndetësisë ka informuar në lidhje me zjarret aktuale se sistemi shëndetësor “është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur në kohë dhe në përputhje me rrethanat pasojave të mundshme”.
Janë formuar ekipe shtesë mjekësore, janë siguruar kujdestari nga personel profesional dhe janë rezervuar kapacitete transportuese për raste urgjente. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në gjendje gatishmërie të shtuar, me protokolle të qarta për veprim.
Gjendja në terren po monitorohet dhe veprohet në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllimin e vetëm – mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së popullatës.