Miratohet Strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile me Planin e aksionit 2025-2028

Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civlle me Planin e aksionit 2025-2028 është miratuar sot në mbledhje qeveritare.

Pas një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe thellësisht konsultativ me organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sot në Qeveri u miratua dokumenti strategjik që do të udhëheqë politikat shtetërore për forcimin e sektorit civil në katër vitet e ardhshme.

Strategjia 2025–2028 fokusohet në dy fusha prioritare: krijimin e një mjedisi të favorshëm për funksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe forcimin e partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe institucioneve publike.
Ky dokument është rezultat i angazhimit të përbashkët dhe dialogut të hapur – duke filluar nga thirrja publike në nëntor 2024, grupi punues i përbashkët me organizatat qytetare, konsultimet përmes platformës ENER, dëgjimet publike me mbështetjen e Qendrës për Resurse Qytetare, deri te integrimi i rekomandimeve dhe komenteve të dhëna nga komuniteti i gjerë qytetar dhe institucionet. Vlerësimi pozitiv i dhënë nga Këshilli për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile konfirmon cilësinë dhe përkushtimin që qëndron pas këtij dokumenti. Vizioni ynë është i qartë: të ndërtojmë një sektor civil gjithëpërfshirës, të pavarur dhe profesional, që vepron si partner strategjik i institucioneve në krijimin dhe zbatimin e politikave publike.

Tani nis zbatimi i Strategjisë dhe i Planit të Veprimit, me një theks të veçantë në ndërtimin e mekanizmave efektivë për monitorim dhe vlerësim, përmes përgatitjes së pasaportave të indikatorëve në bashkëpunim të ngushtë me organizatat qytetare.

Kjo strategji nuk është vetëm një dokument formal – është një angazhim konkret për të forcuar rolin e shoqërisë civile në jetën demokratike të vendit tonë. Së bashku ndërtojmë institucione më të përgjegjshme, politika më të drejta dhe një demokraci më të qëndrueshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo