UNESCO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik

Komiteti për trashëgimi botërore të UNESCO-s në draft–dokumentin e miratuar në kuadër të Sesionit të 47-të të këtij viti që po mbahet në Paris kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar në draft vendimin theksohet se vazhdon degradimi i atributeve të cilët e transferuan Rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur e UNESCO-s dhe kërkohet përmbushje e vërejtjeve të Misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar.

Në draft-versionin e vetë vendimit edhe këtë herë shënohen dobësitë në qëndrimin e shtetit, institucioneve dhe autoriteteve në nivel kombëtar dhe lokal ndaj Liqenit të Ohrit dhe qytetit të Ohrit si një trashëgimi natyrore ose kulturore e shpallur thesar botëror, si dhe reagimin joadekuat të shtetit dhe institucioneve ndaj vërejtjeve nga Organizata Botërore, me propozim konkret që rajoni të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s.

Në dokument thirren Maqedonia dhe Shqipëria të punojnë në fuqizimin e dialogut ndërkufitar, dhe në nivel të lartë institucional dhe operativ, që të sigurohet menaxhim efektiv dhe i qëndrueshëm me rajonin.

Nëse miratohet draft-vendimi i Komitetit, nuk do të thotë se Rajoni i Ohrit do të fshihet nga lista e vlerave të mbrojtura natyrore dhe kulturore të UNESCO-s, por zgjidhje e caktuar e asaj që ishte treguar vitet e kaluara nga ana e ekspertëve ndaj publikut kritik, si sjellje joadekuate ndaj brendit të njohur nga bota.

Një pjesë e ekspertëve janë të qëndrimit se ajo është mënyra e vërtetë e cila do të hapë më shumë mundësi që shteti, institucionet, qyteti të marrin ndihmë, përvojë dhe mekanizma të Organizatës Botërore në aktivitetet e ardhshme për tejkalim të problemeve që në fakt edhe shkaktuan gjendjen e deritanishme.