Më datë 04.07.2025 në orën 12.05, personi F.S. nga Gostivari ka raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në një apartament në një ndërtesë banimi, një prind, përkatësisht një nënë, po e keqtrajtonte fëmijën e saj të mitur. Menjëherë është veprua sipas raportimit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Gostivar, dhe M.S. u gjet në vendin e treguar, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke e keqtrajtuar djalin e saj katërvjeçar. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, me një automjet të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, ajo u transferua në Qendrën Mjekësore në Gostivar për ndihmë mjekësore, ndërsa fëmija i mitur u dërgua në Qendrën e Urgjencës në Gostivar me përfaqësues të QPS, ku fëmijës iu konstatuan lëndime trupore. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gazetari i “VLEN-it” i thotë Mexhitit: Qysh ndjeheni kur i thonë Kandahar – Çairit? (VIDEO)
- Xhaferi: Minus 8 këshilltarë, Gostivari padrejtësisht sakatohet!
- KSHZ miratoi udhëzimin – do të zvogëlohet numri i këshilltarëve! Shehu njoftoi se do ta kontestojë para Gjykatës Administrative
- Vdes 25-vjeçari kosovar që ishte asamblist në qytetin Jokkmokk të Suedisë
- Klekovski: Të gjithë qytetarët që mendojnë se janë dëmtuar në kardiokirurgji të paraqesin ankesë, organet kompetente do ta hetojnë
- Një banor i Velesit është arrestuar, i kapur duke i vënë flakën barit të thatë me çakmak
- 6.6 milionë turistë në Shqipëri deri në korrik, 4% më shumë se në 2024
- RMV: Nga nesër deri më 11 shtator, hapet për shqyrtim publik Lista Zgjedhore
- Ademi: VMRO dhe LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ, ulet numri i këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare
- Nikollovski dhe Rokas biseduan për mundësitë për projekte të reja kapitale në shtet, mbështetur nga BE-ja