Skënder MULLIQI
Këta në vend që të përpiqën të arrijnë një konsensus mbi çështjën e formimit të organeve të reja të shtetit , duke e zhbllokuar situatën groteske në të cilën kanë rënë, ata po kan kohë për të humbur.Këta ia kalojnë përgjëgjësinë njeri-tjetrit .Një pamje e keqe po dërgohet nga Kosova para shteteve demokratike .Këta sikur nuk i japin asnjë mundësi vetit dhe shpresa popullit për të ecur përpara.Me këta njerëz që janë mësuar të zhvatin zor që arrihen objektivat për reforma.E gjithë kjo maskaradë politike sigurishtë së nuk po ndodhë rastësisht. Po e shohin rastin jetik edhe pse shumë janë duke na shkaktuar dëme politike dhe ekonomike , që të vijnë në pushtet me çdo kusht.Shumica e këtyre kuvendarëve gjithqka lidhin për plotësimin e interesave të tyre përsonale , se janë mësuar tashmë të jetojnë në stilin më lartë pa mund .Ne vend që moti të ishin formuar organet e reja, për të vazhduar punët aty ku kan mbetur në zhvillimin e industrisë së rëndë, bujqësisë , infrastrukturës , dixhitalizimit dhe demokratizimit, këta po i vonojnë qëllimisht proceset pa fije turpi.Nuk e di deri kur do tu lejohet një luks i tillë politikë nga populli i cili po humb durimin.Derisa vendet tjera të rajonit po bëjnë hapa konkret në zbatim të reformave duke dërguar dokumentet e Planit të Reformave në Bruksel, Kosova është futur në një pozicion shumë të palakmueshem politik dhe të krizave të tjera, për shkak së nuk ka kush të bënë organizmin e saj.Ne të gjithë po flasim se pse nuk po formohen organet e pak kush po e elaboron së çfarë dëmesh po na shkaktohen në të gjitha planet zhvillimore në vend dhe në relacion më bashkësinë ndërkombëtare ku po humbën milionat .Është lehtë të shkatërosh shtetin, por shumë vështirë ta ndërtosh ate.Këta sikur janë përcaktuar për të parën dhe kjo është e tmershme. Duhet të mendojmë për mënyrën më të mirë për të mbrojtur interesat vitale shtetërore dhe kombëtare në të gjitha nivelet e qeverisjës .Kjo as që po mendohet nga këta kuvendarë që tashmë janë bërë të gerditshem tu përmendet emri.Përqarja nuk i duhet Kosovës, por uniteti për të përballuar sfidat jo të vogla që i kemi përpara.Të gjitha proceset duhet të ishin praktikishtë të institucionalizuara e nuk janë .Këta politikanë sikur janë larg të njëjtit pozicion, duke ngjallur skepticizëm se ky unitet do të arrihet …
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dalje e ulët në zgjedhje – vetëm 19.18% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
- VLEN dhe Mickoski në tryezë: Fillon pazari për rikonstruimin e kabinetit qeveritarë
- A do të jetë MSH-ja pjesë e rikonstruksionit të qeverisë? Aliu: Vendos qeveria dhe kryeministri
- Kur flamuri përdoret si mbulesë turpi
- ENISA AJRULI HAPI EKSPOZITËN “TATUAZHET DHE ARTI I TRUPIT”
- VLEN i përgjigjet Osmanit: Dështimi nuk rikalibrohet, BDI-ja e AKI-ja janë kapitull i mbyllur!
- Votoi Osmani: Balotazhi ditë e rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve
- Deri në orën 11:00 votuan mbi 80 mijë votues në Kosovë
- VMRO-DPMNE: LSDM në rënie të lirë! Vazhdon të dominojë “Zaevizmi”
- Eksponimi i përgjimeve ilegale për sistemin e drejtësisë