“Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde”, vjen reagimi i parë nga një bashkëlojtarë i Jotas te Liverpooli
Sulmuesi Darwin Nunez është bërë lojtari i parë i Liverpoolit që ka reaguar pas vdekjes tragjike të Diogo Jota.
Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.
Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, duke shkaktuar reagime të shumta.
I fundit që ka reaguar është sulmuesi i Liverpoolit, Nunez, i cili ka luajtur përkrah Jotës për tre sezonet e fundit.
“Nuk ka fjalë ngushëllimi për kaq shumë dhimbje. Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde, si një shok të mirë në fushë dhe jashtë saj”.
“I dërgoj gjithë forcën time familjes së tij, nga vendi ku është ai jam i sigurt se do të jetë gjithmonë me ju, veçanërisht gruan dhe tre fëmijët e tij”.
“U prehtë në paqe. Diogo dhe Andre”, ka shkruar Nunez në profilin e tij në Instagram.