Sezoni i zjarreve në vend filloi më herët dhe çdo ditë regjistrohen rreth tridhjetë zjarre, ndërsa sot katër zjarre janë aktive në territorin e komunave të Prilepit, Vallandovës, Bogdancit, Nagoriçan i Vjetër, Makedonski Brod dhe lokacione të tjera, deklaroi në konferencë për shtyp Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Në tre ditët e para të këtij muaji janë regjistruar 43 zjarre në ambient të hapur”, theksoi Angellovi.
“U bëj thirrje shumicës së qytetarëve të Maqdonisë të cilët kanë vilat e tyre verore ose shtëpi të vjetra në fshatra pjesërisht ose plotësisht të braktisura që të kujdesen për oborret e tyre. Në zonën e Vallandovës, ekzistonte rreziku i djegies së disa shtëpive, në të cilat ende banoheshin nga të rritur që i kishin lënë pas dore oborret e tyre dhe kishin rritur barin më të lartë se një metër, gjë që mund të kishte shkaktuar që zjarri të arrinte deri te pragjet e shtëpive dhe t’i vinte flakën shtëpive. Apelojë qytetarët që të presin barin dhe në këtë mënyrë të na ndihmojnë në shuarjen e zjarreve sepse me këtë ritëm dhe sipas parashikimeve, ka shumë të ngjarë të kemi një verë shumë të vështirë me shumë zjarre për të shuar dhe fokusi ynë në vend të shuarjes së zjarreve do të duhet të jetë në mbrojtjen e zonave të populluara”, theksoi Angelov.
Nga DMSH informojnë se drejtoria për momentin ka një Er-traktor funksional, Er-traktori i dytë me përfundimin e servisimit duhet të arrijë javën tjetër, ndërsa për Er-traktorin e tretë nuk mund të jepen informacione të sakta.
“Dua të informoj publikun se falë kryeministrit dhe Qeverisë, paga e punonjësve në departamentin e aviacionit në DMSH është dyfishuar dhe ky do të jetë faktor motivues për punonjësit që të vazhdojnë të punojnë në DMSH. Njëkohësisht ftoj pilotët që kanë leje profesionale fluturimi, ndërsa nuk janë të punësuar, të vijnë për trajnime shtesë dhe të marrin leje për Er-traktor”, potencoi Angellovi.
Në konferencën për shtyp në DMSH, drejtori Angellov informoi për kompetencat e Drejtorisë dhe punën e inspektimit të brendshëm dhe inspektorëve, numri i përgjithshëm i të cilëve është 15, ndërsa duhet të jenë 35, problem i cili do të zgjidhet në periudhën e ardhshme.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht bujqve që të mos ndezin zjarre në ambient të hapur, të mos djegin kashtë, të mos djegin bar të thatë, të mos djegin kullota, të mos djegin shkurre. Të respektohen rregullat për lëvizjen nëpër pyje sepse lëvizja nuk është e ndaluar, vetëm është i nevojshme paralajmërimi dhe leja për të lëvizur nëpër pyje”, sqaroi Angellovi.
Nga DMSH-ja konfirmojnë se në gjendje krize do të përdoren automjete speciale kundër zjarreve të cilat do të dallohen nga ngjyra e tyre e kuqe.