Shkolla në Nerovë / BDI dhe ASH e Taravarit falënderojnë ambasadorin Meidani

BDI dhe ASH-ja e Taravarit kanë përshëndetur lajmin për legalizimin e shkollës në Nerovë të Krushevës duka i’a dhënë meritat ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Dedion Medianit.

Sekretari Organizativ i BDI-së, Bexheti tha se ambasadori Meidani po bën më shumë se detyra e tij, jo për show, por për drejtësi dhe barazi.

“Ambasadori Meidani?
Po, ai bën më shumë se detyra e tij! Jo për show, por për drejtësi, për barazi, dhe për të rikthyer besimin aty ku të tjerët e kanë shitur për interesa personale.

Të tjerët?
Zhurmojnë shumë, bëjnë pak si gjithmonë!”, shkruan Bexheti, Sekretar Organizativ i BDI-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka përshëndetur lajmin për legalizimin e objektit shkollor në fshatin Nerovë të Krushevës, duke e cilësuar atë si një “fitore të merituar” për komunitetin shqiptar.

“Një ëndërr e gjatë, një betejë e drejtë dhe një fitore e merituar! Me vendosmërinë e prindërve, përkushtimin e komunitetit dhe përkrahjen e pakursyer të Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, shkolla në fshatin Nerovë po bëhet realitet!”, theksoi Ramadani.

Ai shtoi se angazhimi i Aleancës për Shqiptarët në këtë proces ka qenë i pakursyer, duke përshëndetur vendimin institucional për legalizimin e objektit shkollor, i cili hap rrugën për kushte më të mira mësimore për mbi 120 nxënës shqiptarë.