Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me zjarret që ndodhën dhe se cila është gatishmëria e Maqedonisë këtë vit për t’u përballur me to, deklaroi:
“Në të gjithë Ballkanin gjatë verës ndodh sezoni i zjarreve, por në dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit jemi shumë, shumë më të përgatitur. Para së gjithash, këtu mendoj për helikopterët ushtarakë dhe policorë. Avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dy janë këtu, po presim të arrijë i treti, që në mënyrë popullore quhen “Er traktorë.” Por ajo që do të jetë risi është se një pjesë e pajisjeve të vjetruara dhe të magazinuara, siç janë BTR 70-80, autoblindët e vjetër, Pinzgauer dhe të ngjashme, që ishin në depot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, janë modernizuar, modifikuan, u janë instaluar rezervuarë të veçantë për ujë, janë blerë pompa që punojnë me presion të lartë dhe mund të hyjnë në terrene të paarritshme.
Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne, natën kur zjarri, siç thonë me gjuhën profesionale, fle, të mund t’i afrohemi dhe ta shuajmë në mënyrë që të mos shpërthejë gjatë ditës. Po përgatiten dhe shumë shpejt nga sot do të jeni dëshmitarë të një ushtrimi të tillë demonstrues, nga hiçi, kemi bërë diçka. Pres që 50-60 automjete të tilla të jenë të përgatitura, me kapacitet të ndryshëm të instaluar për ujë, deri në 6 metra kub, praktikisht 6 tonë. Prandaj, pres që të jemi të gatshëm t’i presim zjarret dhe mendoj se jemi në mënyrë dramatike shumë më të përgatitur se në vitet e kaluara.
Kryeministri Mickoski, në lidhje me atë se sa ka kushtuar ky modifikim i automjeteve, shtoi:
“Shumë pak, shumë pak, dhe kjo është para së gjithash një punë e kryer mbi bazë vullnetare dhe me kompani me përgjegjësi shoqërore, nuk i ka kushtuar fare Buxhetit.”