Forumi i SCO do të mbahet në Kinë

Forumi i Ekonomisë Dixhitale i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të mbahet në Tianjin të Kinës veriore nga 10 deri më 11 korrik, njoftuan organizatorët e tij, citon “Xinhua”.

Me temë “Lidhje të reja në ekonominë dixhitale, horizonte të reja për bashkëpunim”, forumi synon të zgjerojë hapësirën e re të zhvillimit për SCO-në dhe të sigurojë që nga dividentët dixhitalë të përfitojnë njerëzit në të gjithë rajonin.

Mbi 600 pjesëmarrës nga Kina dhe jashtë saj do të diskutojnë qarkullimin e të dhënave dhe tregtinë, dixhitalizimin industrial, infrastrukturën dixhitale, aplikacionet e inteligjencës artificiale, qytetet inteligjente dhe zhvillimin e talenteve dixhitale, fusha kyçe me interes të përbashkët për anëtarët e SCO-së

Eventi është bashkorganizuar nga Administrata Kombëtare e të Dhënave (NDA) dhe qeveria komunale e Tianjinit.