Ndonëse aktualisht mban pozitën e Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani nuk e përjashton mundësinë që të garojë nën llogo të koalicionit VLEN për komunën e Kërçovës, në zgjedhjet lokale.
I pyetur nga TV Shenja, Limani tha se emrin e tij në anketa e kanë përfshirë edhe opozita.
Thotë se kandidatët e VLEN në të gjitha komunat jo vetëm në Kërçovë do të jenë si nevojë dhe kërkesë e qytetarëve e jo si dëshirë personale e VLEN.
“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, ka deklaruar Limani.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zajkova: Maqedonia ka nevojë për reforma konkrete, jo për premtime politike
- Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- DALLONI LAJMET E RREME, LUANI DHE MËSONI: EUROPE HOUSE I FTON TË RINJTË TA PROVOJNË “ESCAPE FAKE”
- Arrestohet Albert Sylaj! I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
- MINISTRIA E ENERGJETIKËS: PO PËRPARON GAZSJELLËSI ME GREQINË, PO PËRGATITET INTERKONEKSIONI ME SERBINË DHE PO PUNOHET PËR FUNKSIONALIZIMIN E RRJETIT VENDAS
- Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt , do që të flasë veç 10 minuta me familjen dhe të dorëzohet
- Zjarri përfshin dy restorante tradicionale buzë lumit Shkumbin në Librazhd
- Nga Tetova në Cyrih! Omer Xhemali drejton Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës
- Arrestohen tre persona për dy vrasjet në Gjorçe Petrov