Italiani ka filmuar disa fëmijë në Istria të Kroacisë me kamera të fshehura në stilolapsa, paraburgoset

Policia e Istrias ka përfunduar një hetim penal ndaj një shtetasi italian 67-vjeçar, i dyshuar për një vepër të rëndë penale të lidhur me keqpërdorim të pajisjeve teknike dhe shkelje të privatësisë së personave të mitur.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Istrias, incidenti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 15:00, kur një mysafir në një objekt turistik ka vërejtur një person duke filmuar në mënyrë të paautorizuar të mitur. Personi është ndaluar deri në mbërritjen e oficerëve të policisë, të cilët kanë vepruar menjëherë në përputhje me kompetencat ligjore.

Me urdhër gjyqësor janë kryer kontrolle në disa pajisje me kamera të fshehta, përfshirë pajisje teknike me mekanizma të integruar regjistrimi, pajisje memoruese, telefon mobil dhe automjetin e të dyshuarit. Policia ka njoftuar se janë gjetur materiale që do të jenë objekt i hetimeve të mëtejshme.

I dyshuari është arrestuar dhe mbrëmjen e 27 qershorit është dërguar në njësinë e paraburgimit të Policisë së Istrias me kallëzim penal të dorëzuar.