Prokuroria kërkon masa kujdesi për Valon Sylën

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gazetarit Valon Syla, i dyshuar veprat “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor” t’i shqiptohet masa “e ndalimit të afrimit vendit ose personit të caktuar”, në këtë rast që të mos i afrohet banesës apo vendndodhjes së viktimës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka nxjerrë vendim lidhur me masën e sigurisë. Të premten Syla, me vendim të Prokurorisë u dërgua në mbajtje.

Syla dyshohet për dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Të hënën do të mbahet seanca e parë dëgjimore në orën 10:00.

Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.