Orban: Organizmi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë do ketë pasoja ligjore

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka paralajmëruar se do të ketë pasoja ligjore organizimi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë në Budapest, e cila është planifikuar të shtunën.

– Advertisement –
“Ne jemi të rritur dhe unë i rekomandoj të gjithëve të marrin vendimin e tyre, por të ndjekin rregullat. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me pasoja ligjore të përcaktuara qartë”, tha Orbán për radion shtetërore, raportoi Reuters.

Kryeministri theksoi se policia ka autoritetin për të shpërndarë ngjarjen e ndaluar, por shtoi se Hungaria është një “vend i civilizuar” dhe se detyra e policisë është t’i bindë njerëzit që t’i binden ligjit.