VLEN njofton qytetarët se në Kuvend janë miratuar ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin, përkatësisht të Ligjit për Administratën Shtetërore, me çka hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së kompensimit financiar për punonjësit e Inspektoratit të Gjuhëve.
Kjo është një çështje që për vite me radhë është zvarritur dhe lënë në harresë nga qeveritë e mëparshme, ndërsa tashmë, falë angazhimit të VLEN dhe vullnetit politik të shumicës parlamentare, po merr drejtim të qartë dhe zgjidhje të merituar.
Pas stabilizimit të kësaj situate, VLEN do të nisë menjëherë procedurat për ngritjen e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve në një nivel më të lartë institucional, me qëllim që më pas edhe Inspektorati i Gjuhëve t’i bashkëngjitet këtij institucioni të rëndësishëm.
Ndryshimet e miratuara, përveçse mundësojnë funksionalizimin financiar të Inspektoratit, përfshijnë edhe një marrëveshje politike të rëndësishme që i jep Inspektoratit të Gjuhëve të drejtën për shqiptimin e gjobave, një kompetencë kyçe për rritjen e efikasitetit dhe zbatimin konkret të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
VLEN do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për avancimin e pozitës së gjuhës shqipe dhe për garantimin e të drejtave të barabarta gjuhësore për të gjithë qytetarët.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027
- Avni Ahmeti nderohet me titullin “Ambasador i Paqes dhe i të Drejtave të Njeriut”
- Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
- Në UT zhvillohet afati i dytë i regjistrimit në studimet pasdiplomike
- Belinda Balluku në SPAK, gazetarja zbulon detajet: Ish-zv.kryeministrja nuk dha asnjë shpjegim para Prokurorisë, mund t’i depozitojë me shkrim
- Kuvendi Universitar i Studentëve të UT-së i organizon kualifikimet e “Red Bull Wings Cup”
- “Ka mungesë dialogu”/ Ambasadori i OSBE në Shqipëri reagon për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri, dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje
- Sulmoi babanë dhe i theu xhamin e derës, arrestohet 39-vjeçari nga Tetova
- LAJM I FUNDIT/ Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier
- Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse gjejmë gjuhë të përbashkët me Listën Studentore