Të nderuar të pranishëm,
Të dashur miq,
Kur morëm përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin, e dinim se do të përballeshim me një nga sfidat më të mëdha – ta kthenim drejtësinë aty ku ishte e dëbuar, të ndërtonim institucione që nuk kanë frikë, por veprojnë.
Detyra jonë është të vendosim një sistem që do t’i mbrojë të ndershmit, ndërsa do t’i nxjerrë para drejtësisë ata që kanë vjedhur shtetin. Sot, pikërisht këtu, dërgojmë një mesazh të qartë – ajovkohë ka ardhur.
Është fakt serioz ajo që nga 1 shtatori 2024 deri më 10 qershor 2025, Policia Financiare ka paraqitur 36 kallëzime penale, me të cilat është zbuluar dëm ose është konstatuar përfitim i kundërligjshëm pasuror në vlerë prej gati 30 milionë eurosh. Këto para janë të qytetarëve dhe ky është shembull se si mbrohet prona e shtetit.
Mos harroni se ne duhet t’u shërbejmë qytetarëve dhe interesave të Maqedonisë. Të paanshëm, me energji dhe me një mision për ta transformuar shtetin dhe të krijojmë një të ardhme që qytetarët e meritojnë.
Këto kallëzime nuk janë vetëm shifra – pas tyre fshihen abuzime konkrete dhe individë që kanë menduar se shteti është pronë e tyre.
Në këtë betejë për drejtësi nuk ka përkatësi partiake, nuk ka përkatësi etnike. Drejtësia është e verbër, por e arritshme.
Dhe këto shifra janë dëshmia më e fuqishme se shteti po zgjohet dhe po vepron. Nuk ka më të paprekshëm. Nuk ka më heshtje. Kjo është një kohë e re e përgjegjësisë.
Të mos harrojmë se lufta kundër krimit nuk është betejë e një institucioni. Është luftë për shpirtin e shtetit, për ardhmërinë e përbashkët. Çfarë të ardhme do t’u lëmë fëmijëve tanë, varet nga ajo që do të bëjmë tani. Dhe Maqedonia është e lodhur nga pritja dhe nuk ka shans të dytë, ky është në fakt shansi i fundit.
Ne nuk ndërtojmë vetëm ekonomi dhe rrugë – ne ndërtojmë drejtësi. Ne nuk flasim vetëm për zhvillim – ne flasim për çlirim nga frika, nga pandëshkueshmëria, nga mafia në sektorët kyç.
Të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur besimin – u themi: Do të mbani përgjegjësi.
Të gjithë atyre që punojnë ndershëm në institucione – u themi: Vazhdoni me guxim. Ju jeni rojet e shtetit.
Dhe qytetarëve – ta dini: Kjo Qeveri qëndron pas jush. Jo pas kriminelëve. Jo pas tajkunëve. Por pas çdo njeriu që beson në drejtësi.
Ashtu siç ka thënë Xhon Kenedi:
“Korrupsioni është armiku më i madh i demokracisë. Ai e rrënon besimin dhe e helmon shpresën.”
Ne jemi këtu për ta kthyer edhe besimin – edhe shpresën.
Fakti që Drejtoria për Policinë Financiare për 9 muaj ka zbuluar krime në vlerë prej 30 milionë eurosh është dëshmi e vendosmërisë për ta pastruar krimin dhe një hap përpara në ndërtimin e themeleve të ndryshimeve.
Nuk ka kthim prapa. Maqedonia ecën përpara – si një shtet i rregullit, drejtësisë dhe përgjegjësisë.
Faleminderit.