Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut në një reagim publik tha se “balancuesi nuk ishte ligj, por mungesë ligji”.
“Balancuesi nuk ishte ligj por mungesë ligji. Prandaj u shfuqizua. Por, ata nuk mund të bënin ligj sepse luanin futboll nëpër zyrat e ministrive. Nuk kishin mundësi të bëjnë ligj sepse ishin të angazhuar për ta blerë SORAVINË. Ndërkohë që me nënshkrime mbështesnin shfuqizimin e balancuesit, ndërtonin perandorinë e bixhozit përmes LLOTARISË. Ata ASNJËHERË as që kanë qenë të interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë. Sepse hutia normative u mundësonte atyre kushtëzimin e punësimeve për vota.”, u shpreh ai.