Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tetovës, në organizim të Fakultetit Pedagogjik, u
zhvillua aktiviteti sensibilizues “Muri i zërit tonë kundër dhunës”. Ky aktivitet është pjesë e
projektit “Promovimi i mjediseve të sigurta shkollore”, ku morën pjesë nxënës, mësimdhënës dhe
studentë të përkushtuar ndaj krijimit të një mjedisi shkollor më të sigurt, më të drejtë dhe më
gjithëpërfshirës.
Studentët e Fakultetit Pedagogjik, të cilët kanë ndjekur trajnime bazike dhe të avancuara në fushën e
parandalimit të dhunës dhe diskriminimit në shkolla, ndanë njohuritë e tyre me pjesëmarrësit dhe
theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe reagimit aktiv ndaj çfarëdo forme të dhunës në ambientet
shkollore.
Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, theksoi se ky aktivitet është pjesë e
nismave të vazhdueshme për edukimin qytetar dhe ndërtimin e kulturës së bashkëjetesës në shkolla.
“Këtë herë studentët kanë përgatitur projektin “Muri i zërit tonë kundër dhunës”, ku janë përfshirë
edhe nxënës të shkollave fillore. Projekti ka më shumë karakter simbolik se sa garues – me qëllim
që të ngrejë zërin kundër dhunës dhe të ndërgjegjësojë opinionin publik se dhuna, në çfarëdo forme,
është e papranueshme në mjediset tona, e veçanërisht në ato shkollore”, u shpreh Prof. Dr. Lulzim
Mehmedi.
Aktiviteti u zhvillua në mënyrë interaktive dhe gjithëpërfshirëse. Nxënësit u inkurajuan të shprehin
ndjenjat dhe mendimet e tyre përmes formave të ndryshme krijuese si: vizatime, ese, mesazhe dhe
rrëfime personale. Kjo qasje krijoi një hapësirë të sigurt për komunikim, duke dëshmuar se zëri i të
rinjve është i domosdoshëm për një mjedis shkollor pa paragjykime.
Ky projekt i studentëve u vlerësua lartë nga stafi akademik i Fakultetit Pedagogjik, si një shembull i
suksesshëm i përfshirjes aktive të studentëve në çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe
sigurinë e komunitetit shkollor.
Aktiviteti u mbështet nga Fondacioni Pestaloci dhe u realizua në partneritet me Qendrën e
Maqedonisë për Edukim Qytetar, si dhe me partnerë të tjerë të angazhuar në fushën e edukimit dhe
të drejtave të njeriut.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ASH pyet Mexhitin: Sa shqiptarë janë punësuar nga 12 mijë vende sa deklaroi Mickoski?
- Ligji për përfaqësim të drejtë, Mickoski: Nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare
- Goditje për provizionet bankare! Guvernatori kërcënon – nëse nuk ka ulje, vijon rregullativë ligjore
- Toshkovski: Sistemi “one stop shop” në Tabanocë, do të fillojë më 5 korrik
- Mexhiti: Në proces është blerja e 110 autobusëve elektrikë
- Një person nga Shkupi dyshohet se ka vjedhur mbi 107,000 denarë në kartën bankare të dikujt tjetër
- Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, automjeti bie nga ura
- Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike
- Korridori 8/ Punimet në aksin Gostivar-Kërçovë vazhdojnë sipas dinamikës
- Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të mbahet në Tiranë