Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorgjievski, u shpall i pafajshëm – Gjykata e liroi nga akuzat për ndihmë në rrëmbimin e së bijës

Gjykata e liroi Aleksandar Gjorgjievskin, babain e Vanjës, i cili ishte i akuzuar se kishte ndihmuar rrëmbyesit duke u treguar se kur vajza e tij do të dilte vetëm nga shtëpia.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kishin planifikuar bashkë rrëmbimin e Vanjës, 14 vjeçare, me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim.

Rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit në Veles, sipas akuzës, kishte për qëllim t’i merrej makina e tij “Citroën”, që më pas do të përdorej për rrëmbimin e Vanjës në Shkup.