Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministri Hasani: Katër qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka konfirmuar se katër qytetarë të tjerë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.
Evakuimi i tyre është bërë nga Jordania dhe Egjipti.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pohon se autoritetet shqiptare po ndjekin me përparësi çdo rast ku qytetarët tanë mund të kenë nevojë për evakuim
“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.
Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.”, thekson ministri./abcnews.al